Kreshnik Spahiu: Të jesh armik i Ramës, Metës dhe Berishës është mision patriotik
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati, Sali Berisha e konsiderojnë atë armik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se të konsiderohesh armik nga këta të tre, është një akt patriotik.
Sipas tij, dita më e madhe do të jetë kur Rama, Meta dhe Berisha të largohen nga politika.
“Unë jam një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, as nuk kam kandiduar për kryeministër, as për president. Si armik dhe unë jam shumë krenar. Unë jam shumë krenar që të konsiderohem si armik i Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të konsiderohesh armik nga këta të tre, është akti më patriotik për vendin tënd dhe unë nuk do të resht duke folur, duke përdorur të drejtën time të fjalës, sepse heshtja ime do të vijë atë ditë kur do të mbyll sytë dhe nuk do të heq deri ditën që këta të tre të largohen nga politika.
Unë mendoj që ditën që do të largohet Rama, Berisha dhe Meta nga politika, edhe arbëreshët e Kalabrisë do të kthehen, edhe stërnipat e Skëndërbeut do të kthehen në atdheun e tyre, emigrantët po e po. Ajo do të jetë dita më e madhe dhe shpresoj që të mos jetë e largët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër