“Ku janë lekët?”-Flet pedagogu pas aksionit të SPAK në UBT: Kam 25 vite me 1 karrige
Pedagogu Lush Susaj foli këtë të martë në një lidhje direkte për Euronews Albania lidhur me 24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Kamzës.
Ai tha se, ndonëse nuk është në dijeni të detajeve të tenderave të përfshirë në dosjen e SPAK, situata në Universitetin Bujqësor është problematike, pasi sipas tij, shumë prej mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme mungojnë, megjithëse në letra figurojnë si të pranishme.
“Unë nuk e di se kush është thirrur, nuk e di kujt i janë dhënë masat, por 20 masa janë shumë. Unë kam dy gjëra për të thënë, pasi jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të universitetit dhe më prek goditja e reputacionit të institucionit. Ata që kanë cenuar këtë universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Gjendja në sistemin universitar dhe arsimor nuk ka qenë kurrë më e ligë, më e dobët, dhe kjo vjen nga korrupsioni dhe nepotizmi,” – tha Susaj.
Pedagogu, me 25 vite përvojë në këtë universitet, theksoi se gjithçka ekziston vetëm në dokumente, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.
“Laboratorët janë bosh, bazat prodhuese janë bosh, s’kemi kondicionerë në zyra. Një karrige kam që prej 25 vitesh, është e dëmtuar dhe më gris rrobat. Një printer nuk kemi, letra nuk kemi. Në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët nuk dalin në praktika. Ku janë lekët?” – u shpreh ai.
Në fund, Susaj përshëndeti ndërhyrjen e SPAK dhe e cilësoi të nevojshme hetimin e plotë të situatës. “SPAK ka vepruar dhe inkurajoj drejtësinë. Qoftë i nderuar çdo institut që ndërhyn, ama unë lus Zotin që çdokush të gjykohet vetëm në të drejtën e ligjit,” – përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?