“Kur ju ziheshit ne përgatiteshim për fitoren”, deputeti socialist debat me Balliun
Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshimi me 22 mijë vota në favor të Rakip Sulit në Kamzë është i palogjikshëm nga ana politike.
Sipas tij, vota u manipulua me forma nga më të ndryshmet nga partia në pushtet, për të cilat siç tha e djathta disponon prova me video.
“Në 3 video të pblikuara, administratori jep 200 euro për të marrë kartat e një qytetari që thotë ‘unë s’e votoj PS’, dhe ky administrator është në qendrën e votimit me 40 vetë nga prapa. Abuzimi dhe vjedhja do vijë duke u rritur nga ana e pushtetit”, tha Balliu.
Por ky argument është hedhur poshtë nga deputeti i deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi sipas të cilit ky tërmet elektoral në favor të PS erdhi si pasojë e punës përgatitore prej 1 vit e gjysmë nga ana e tyre.
“Ka ndodhur një tërmet se elektorati i ofruat një alternativë që u perceptua si antiperëndimore, ndaj ka ndodhur një proces i tillë edhe në zona që kanë qenë historikisht të djathta. Ne treguam në Kamzë 4 vjet që dimë dhe të punojmë edhe t’u afrohemi njerëzve. Ne jemi përgatitur për këtë fushatë, kemi 1 vit e gjysmë që përgatitemi. Ndërkohë që ju ziheshit dhe bëheshit lesh e li në partinë tuaj, ne përgatiteshim për të fituar këto zgjedhje dhe ia dolëm”, tha Pëllumbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas