“Kur të dalë do habiteni” – Myslim Murrizi zbardh dëshminë në SPAK
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se thirrja e tij në SPAK disa ditë më parë nuk ka lidhje me të si person, por me hetime për persona të tjerë ku mund të jetë përmendur edhe emri i tij.
Murrizi nuk deshi të jepte detaje rreth çështjes, që siç tha do të dalë sapo të nisin seancat gjyqësore dhe do habisë shumëkënd.
“Nuk është ndonjë sekret i madh hetimor, është një thirrje rutinë e procedurës që ka SPAK kur mendon që gjatë hetimit të X apo Y dalin emra të tjerë, por s’ka lidhje me Murrizin. Është hetuar Murrizi 10 muaj, me kanë hetuar që 16 vjeç, nuk është në interes të publikut, do dali për çfarë jam thirrur unë kur të nisin seancat gjyqësore. Ka qëndruar vetëm nja 10 minuta në SPAK dhe do shkoj sa herë të më thërrasin. Që në ‘95 e kam pasur përballjen e parë me drejtësinë dhe e kam fituar, nuk i trembem përballjes me drejtësinë…Kur të dakë do habiteni dhe vete kur të kuptoni sa delirantë burgaxhinj ka ky vend”, tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-deputeti Myslim Murrizi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
- Myslim Murrizi: Çmimi që mori Dumani nga SHBA është qesharak!
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre