“Kurti do ndëshkohet me votë!” Analisti: Populli po ia shikon defektet LVV-së
Analisti Dritëro Arifi ishte këtë të premte në “Balkan Talks” në Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve që pritet të zhvillohen të dielën në Kosovë.
Sipas tij në këto zgjedhje, kryeministri Albin Kurti do të dënohet nga populli, i cili sipas tij nuk do ta votojë.
“E gjithë fushata e LVV u bazua në tre elementë, e para urrejtja ndaj gjithçkaje që nuk është Vetëvendosje, fyerje ndaj oponentëve politike dhe mediave, sepse për herë të parë kemi shmangie nga debati publik dhe në fund është një farë komedie. Për mua është befasuese që Vetëvendosja vetëm të ankohet e të fyejë.
Ne e dimë që sovraniteti në veri ëhstë vetëm pjesërisht i shtrirë. Nuk mbahen politikat me armë, ndaj jemi sanksionuar. Hapin e parë e kanë bërë mirë, por kanë gabuar me menaxhimin e situatës. Unë besoj se qytetarët do i shikojnë defektet e qeverisjes së Vetëvendosjes dhe do të ndëshkohet. Unë pres që të ndëshkohet edhe për mosmbajtjen e premtimeve që kjo të jetë një mësim edhe për partitë e tjera se si duhet të dënohet një lider”,-tha Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Asosacioni, elefanti në dhomën e Kosovës”, ish-ambasadori: Pse Kurti ka avantazh
- Kosovë, sa i besojnë qytetarët premtimet e partive politike?
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër