Kushte të rënda në shkollën “Ndoc Mazi”, 95% e nxënësve nga zona të thella malore
Shkolla “Ndoc Mazi” në Shkodër ka shumë problematika dhe duhet urgjentisht ndihma e secilit prej nesh! Aty janë 143 fëmijë, 76 vajza dhe 67 djem.
Godina është në gjendje të mjerueshme. Si të mos mjaftonte infrastruktura, problematika kryesore është me vetë fëmijët dhe kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë.
Janë 10 fëmijë me aftësi të kufizuara, 8 me dokumente dhe 2 në përpunim të tyre.
Janë 13 fëmijë me prind të divorcuar, 30 me ndihmë ekonomike dhe 8 fëmijë rrezikojnë të braktisin shkollën prej kushteve të vështira ekonomike.
4 fëmijë nuk e kanë babain, 7 prej tyre janë me probleme shëndetësore nga më të ndryshmet. Mosha e tyre është nga 3-15 vjeç.
Mësuesja Eliona Kodra tha se në atë shkollë kanë studiuar personalitete, por sot është ndër më të varfrat, duke sjellë në vëmendje se 95% e nxënësve vijnë nga zona të thella malore.
Deri tani janë angazhuar disa persona dashamires dhe emigrantë për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve me veshmbathje dhe me ushqime.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE