Librat më të lexuar për verën, veprat bashkëkohore më të kërkuarat, nga autorët shqiptarë: Kadare
Edhe në normalitetin e ri, libri duket se nuk është braktisur prej dashamirësve të tij. Ndonëse nuk bën pjesë te nevojat bazike apo fiziologjike, mbetet një nevojë për ata që duan të ushqejnë mendjen dhe shpirtin.
Punonjësi i librarisë Adrion, Antonio Çikollari tregon se librat më të preferuar nga publiku shqiptar sa i takon zhanrit janë ato romancë si dhe dramat familjare, ndërsa kur flasim për autorët, bashkëkohorët përvëlojnë si zgjedhje krahasuar me klasikët.
“Gjatë kësaj periudhe një trend i ri janë autorët nordikë më tepër, kanë ardhur edhe në shqip sidomos kohët e fundit, por edhe amerikanët apo anglezët duke qenë se janë më të lehtë në shkrim dhe më të zhdërvjellët, lexohen më thjeshtë dhe ndoshta janë shumë më çlodhës gjatë pushimeve verore se sa autorë të tjerë,” – thotë Çikollari.
Një trend që është vërejtur në tregun e kësaj industrie është rritja e shitjeve të librave psikologjikë dhe motivues. Antonio tregon se autorët e huaj mbeten të preferuar, por sipas tij ka interes edhe për shkrimtarët shqiptarë.
“Mbetet Kadareja në krye, por që normalisht kohët e fundit njerëzit janë drejtuar edhe te Qosja, Camaj ose autorë të tjerë të letërsisë shqipe, qoftë nga bashkëkohorët, qoftë prej periudhave të mëparshme,” – shprehet Çikollari.
Eni Myrtollari, redaktore dhe përkthyese, tregon se vitet e fundit librat në gjuhë të huaj janë duke u përqafuar veçanërisht prej të rinjve.
“Përkthimi është një çështje shumë delikate që sidomos tani që anglishtja është bërë një gjuhë të cilën e njohin pjesa më e madhe dhe të gjithë njerëzit thuajse e kuptojnë, prandaj të rinjtë kanë kënaqësinë ta lexojnë në gjuhën origjinale për të shmangur keqkuptimet. Ka mjaft njerëz që preferojnë të marrin librat politikë ose histori dhe shkencë që në Adrion ndodhen në numër dhe tituj të shumtë sepse u shërbejnë për punimet e tyre,” – thotë përkthyesja.
Ka dhe qytetarë që pohojnë se preferojnë më tepër ta lexojnë një libër në variantin origjinal.
“Libri që po lexoj aktualisht është ‘How to think fast and slow’ (Si të mendosh shpejt dhe ngadalë) nga Daniel Kahneman’. Unë e kam lexuar në shqip në fillim, e lexova në shqip. Më pas bleva në librari origjinalin sepse e shikoja që kishte diçka që nuk shkonte. Nuk e kam me përkthyesin sepse me thënë të drejtën nuk e mbaj mend emrin, por disa tema, sidomos kjo që është pak filozofik dhe psikologji duhet patjetër të lexohet dhe origjinalja,” – thotë një lexuese.
Eni Myrtollari tregon se së fundmi pritet me mjaft interes të mbërrijë në Shqipëri në gjuhën angleze libri i mbesës së Presidentit Donald Trump, Mary Trump, e cila ka ngritur disa akuza publike ndaj tij.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta