Manaj flet nga spitali pas përplasjes, fjalët e para të futbollistit të Kombëtares
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivaspor-Göztepe.
Pas goditjes në kokë, futbollisti u dërgua urgjentisht me ambulancë për të iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital.
Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët. Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë;
“A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin.
Ngjarja ndodhi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur Manaj u përplas kokë më kokë me një mbrojtës të ekipit kundërshtar, Göztepe. Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.
Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në vend. Më pas, futbollisti shqiptar u transportua me ambulancë për në spital, ku iu nënshtrua kontrollave dhe vizitave të nevojshme.
Sipas informacionit të fundit, gjendja e Manajt është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Një informacion i fundit nga klubi Sivasspor thekson se futbollisti është në gjendje të vetëdijshëm dhe po merr trajtimin e duhur për shërimin e tij.
Të gjithë shpresojnë për një rikuperim të shpejtë, duke parë pasionin dhe dëshirën e tij për të rikthyer në fushë sa më shpejt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi