Maqedonia e Veriut heq kufizimet kundër COVID për të kaluar kufirin

19 Prill 2022 | 17:03

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim për heqjen e certifikatave të vaksinimit dhe tamponëve kundër koronavirusit për të hyrë në këtë shtet.

Gazetarja e “Euronews Albania” në Shkup, Ferikan Iljazi informoi se ky vendim është marrë për shkak të uljes së rasteve të reja me koronavirus. Në Maqedoninë e Veriut, numri ditor i të infekturarve është 100-130.

Në anën tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarit në sektorë të ndryshëm shtetërorë nuk po arrijnë marrëveshje për rritje pagash. Si pasojë, Konfederata e Sindikatave të Lira ka paralajmëruar protesta.

Gazetarja Iljazi tha se sindikata e arsimit nuk ka pranuar ofertën e qeverisë për rritjen e pagës me 10%, por kërkojnë rritje me 18%.

Greva e tyre ka hyrë në ditën e shtatë dhe paralajmërojnë protesta çdo ditë nëse nuk plotësohen kërkesat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026