Mbahet sot mbledhja e deputetëve të PS në Elbasan, mbërrijnë deputetët
Mbahet këtë të premte mbledhja e planifikuar në Elbasan e Kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja do të bëhet në ambientet e një lokali privat ku tashmë kanë mbërritur edhe deputetët socialist.
Një ditë pasi kolegët e saj socialistë e mbrojtën me votë në parlament pasi nuk e dërguan mandatin e saj në Gjykaten Kushtetuese, Olta Xhaçka shfaqet në mbledhjen e retreatit. Xhaçka u shfaq teksa ecte në krah të deputetit të PS, Arben Pëllumbi.
“Retreati” i deputetëve të PS do të ndahet në 3 pjesë. Burime bëjnë me dije se në pjesën e parë deputetët do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”.
2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.
“Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të PS për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik edhe përmes rrjeteve sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

