Mbi 50 vjeç! Gazetarja: Kjo është mosha që voton më shumë në Shqipëri
Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet një projekt, i mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, i shtrirë në disa qytete të vendit për të kuptuar më shumë lidhur me interesimin e të rinjve për të votuar, sa ndikohen ata nga prindërit apo nga shoqëria e tyre në përgjithësi.
Deri tani ambasadorët e të rinjve europianë, sikurse do t’i prezantojmë edhe të ftuarat tona, kanë nxjerrë disa konkluzione lidhur me Rrëshenin dhe Korçën.
Edona Haklaj gazetare tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se duke e krahasuar me 2 vite më parë ka rritje të interesit, por jo në nivelet e dëshirueshme.
Ajo solli në vëmendje raportin e BERZH sipas të cilit mosha që voton më shumë në Shqipëri është mbi 50 vjeç, edhe pse në harkun e 10 viteve të fundit vihet re një pjesëmarrje disi më e madhe e të rinjve në votime.
“Pjesëmarrja e të rinjve në proceset elektorale në vite nuk ka qenë kurrë shumë e lartë. Po t’i referohemi raportit të BERZH, numri më i lartë i popullsisë që voton në Shqipëri është mbi 50 vjeç. Kjo është edhe një lloj proteste e heshtur e të rinjve, në 10-vjeçarin e fundit ka një lloj ndërgjegjësimi, por tani ka më pak të rinj pasi janë larguar”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak