Mbrëmje gala, prindër dhe aktivistë kërkojnë mbështetje për fëmijë me Sindromën Down

31 Maj 2025 | 17:04

Një mbrëmje gala për Sindromën Down solli emocione dhe thirrje të forta për mbështetje. Në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë, prindër, aktivistë dhe figura publike u bashkuan në një aktivitet që kërkoi më shumë vëmendje nga shteti.

Në një video-mesazh, prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta në Shqipëri kërkuan më shumë mbështetje nga institucionet shtetërore, veçanërisht për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të tyre:

 “Kërkojmë pagesa mujore më të larta për të garantuar kujdesin për fëmijët tanë”.

“Kërkojmë lehtësira nga pushteti vendor për organizata si e jona që ofrojnë shërbime të specializuara”.

“Kërkojmë që udhërrëfyesit dhe protokollet shëndetësore të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë. Kërkojmë investime serioze për arsimin gjithëpërfshirës.”

Emanuela Pepkola, themeluese e Down Syndrome Albania, në fjalimin e saj u shpreh se fondacioni ka humbur një nga mbështetësit më të rëndësishëm, një donator zviceran që kontribuonte deri në 100 mijë euro në vit për mbështetjen e fëmijëve me Sindromën Down. Ajo bëri thirrje për ndihmë:

“Nëse keni mundësi, flisni dhe me miq të tjerë në sektorin e biznesit, ne këtu sot jemi rreth 190 veta. Jemi në një moment kritik dhe çdo kontribut, sado i vogël, është i çmuar për të vijuar punën tonë me këta fëmijë. Secili prej jush sikur nga 5-10 mije leke ne ëëëdsalbania.org të dhurojë, është vërtet kyçe.”

Mbrëmja solli edhe momente prekëse e frymëzuese, ku fëmijë dhe të rinj me Sindromën Down shfaqën talentet e tyre përmes muzikës, artit dhe fjalëve të ngrohta, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme solidariteti dhe shprese.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e përfshirjes së personave me Sindromën Down në jetën sociale, arsimore dhe profesionale, si dhe promovimi i vlerave të barazisë, respektit dhe dashurisë pa paragjykime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026