“Mbreti po vdes”- Juristi komenton ironinë e Bashës: Nuk e ka me Berishën, por me…
Juristi Besart Logu ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania ironinë e Lulzim Bashës, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka ndjekur shfaqjen “Mbreti po vdes”, një shfaqje e realizuar nga një kast i ri aktorësh që sipas Bashës, përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.
Sipas juristit Logu mesazhi i Bashës ka qenë shumë i qartë. Ai ka dashur të thotë se në Shqipëri, si në planin politik edhe në atë shoqëror, njerëzit nuk njohin fundin e ciklit të tyre.
“Mbreti, në këtë rast, jo detyrimisht mund të jetë Berisha, mund të jetë dhe Rama. Natyra e politikanëve tanë apo shkolla e vjetër e politikës në Shqipëri që ka shoqëruar këto 30 vjet tranzicion është që nuk njohin fundin e ciklit të tyre politik, por në mënyrë të njëanshme edhe pse të konsumuar dhe me probleme me drejtësinë apo me partnerët, sërish vazhdojnë dhe nuk tërhiqen, në funksion të partisë së tyre, të pluralizmit,” – u shpreh Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-prokurori: Nëse Berisha shkon në Kushtetuese, vendimin ua them unë që sot
- U la “detyrim paraqitje“ nga GJKKO, Berisha ankimon masën kundër tij
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do të ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane