Mbyllet seanca në Parlament, mazhoranca voton rendin e ditës
Për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës.
PS kaloi direkt në votim ndërkohë që pati përplasje të forta fizike mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës gjë që solli votimin e rendit të ditës dhe mbylljen e seancës plenare.
Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën te karriget e kabinetit qeverisës. Gardistët u përpoqën t’i largojnë, por deputetët e opozitës nuk pranuan gjë që solli përplasje fizike mes tyre.
Avokati i Popullit Endri Shabani u votua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje.
Në një video duket flamuri deputeti Noka duke lagur një nga punonjësit e Gardës, si edhe ministrin e Bujqësisë, Andis Salla ndërsa deputët e PS ndjekin seancën plenare duke qeshur dhe duke regjistruar me telefonat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori