Ministria e Arsimit rrëzon pretendimet e maturantëve: Testet në rregull, asnjë pyetje jashtë programit

12 Qershor 2020 | 13:34

Ministria e Arsimit hodhi poshtë pretendimet e një grupi maturantësh të cilët protestuan paraditen e së premtes me argumentin kryesor se në provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka pasur pyetje jashtë programit.

Në një dalje për mediat Rezana Vrapi, drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, drejtori kjo në varësi të Ministrisë së Arsimit, tha se “nuk ka pasur asnjë ankesë zyrtare dhe konkrete për pretendime të tilla”.

“Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, sepse deri më tani nuk ka asnjë pyetje konkrete të thuhet se kjo apo ajo pyetje është jashtë programit,” – tha Vrapi, e cila kujtoi se vendimi për t’i kthyer provimet në provim me pyetje me alternativa lidhej me vështirësitë që dikton gjendja nën pandeminë e COVID-19.

Drejtuesja e qendrës arsimore tha se “nuk do të ketë rivlerësim të testit të maturës” dhe u mbrojt me faktin se “nuk ka asnjë pretendim konkret” pasi “i gjithë ekipi i ministrisë thotë që është gjithçka në rregull”.

“Në fund të rezultateve do të bëhet dhe analiza e shpërndarjes së pikëve në teste. Nëse do të ketë grupe të caktuara pyetjesh të cilat do të jenë zgjidhur më pak kjo do të na shtyjë të rishikojmë shpërndarjen e pikëve dhe ne do ta bëjmë, për këtë pikë maturantët nuk duhen të shqetësohen,” – tha Vrapi, e cila pranoi mospublikimin e zgjidhjeve të testit, por e justifikoi atë me pasjen të 4 varianteve të testeve dhe “publikimi mund të bëheshin konfuzë”.

“Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi nuk ka gabime në test, apo pyete që të hiqen nga testi. Pas datës 18 do të bëjmë shpalljen dhe në krah të emrit, do të bëjmë edhe variantin që kanë pasur. Edhe testi edhe skema do të bëhen publike,” – sqaroi më tej zyrtarja e ministrisë, e cila sidoqoftë u shpreh e hapur për diskutime nëse do të ngrihet një grup mësuesish apo dhe prindërish për të kërkuar diçka konkrete “në tavolina profesionistësh”.

“Nuk mund të ndjek grupe apo rrjete sociale, se çfarë thuhet apo se çfarë akuzohet, Qendra e Shërbimeve Arsimore është institucion dhe kushdo mund të vijë e të na drejtohet, të ulet me ekipin e të shohim pretendimet e gjithsecilit, vetëm kështu mund të ndërmarrim veprime konkrete,” – përfundoi Vrapi.

Me thirrjet “Besa! Besa! Na preve n’besë!” qindra maturantë protestuan paraditen e së premtes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kërkuan takim me ministren Besa Shahini, rikonceptim dhe rivlerësim të provimeve.

Një ditë më parë ata iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por sipas tyre teza ishte e formuluar në mënyrë të paqartë, me tema dhe koncepte të patrajtuar dhe me alternativa subjektive apo me kuptime të përafërta.

 

Lexoni gjithashtu:

Maturantët në protestë, kundërshtojnë testin e gjuhës dhe letërsisë: Pyetjet jashtë programit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026