Meterologu Hakil Osmani thotë se duke filluar dita e mërkurë kësaj jave, do të kemi përmirësim të kushteve të motit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë.
“Përjashtuar këtë fillim jave ku temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të jenë rreth vlerave 20 apo ndonjë zonë e izoluar edhe 21 gradë celcisus gjatë ditës së hënë dhe ditës së martë, duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale në orët e mesditës, kryesisht në jug-perëndim të territorit shqiptar, të ngjitet edhe në 24 apo 25 gradë celcius.
Pritet të kemi ditë të ngrohta në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme do kemi dominim të kthjellimeve, pritet që mesdfita dhem brëmja të sjellë vranësia, që do të jenë edhe të martën. Nga e mërkura dhe në vijim do kemi përmirësim edhe të kushteve të motit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU