Mundësitë e dyta për maturantët, sezoni i dytë i provimeve nis më 24 gusht
Të gjithë maturantët të cilët rezultuan mbetës në një nga katër provimet e maturës gjatë fazës së parë do të kenë mundësi t’i nënshtrohen sërish testit. Sesioni i dytë i provimeve për maturantët do të nisë me datë 24 gusht me provimin e gjuhës së huaj, për të vijuar me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë me datë 27 gusht, me provimin e matematikës me datë 31 dhe për të përfunduar me atë të lëndës me zgjedhje me datë 3 shtator. (Grafikë)
Përveç maturantëve mbetës gjatë maturës së këtij viti, në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë përcaktohen edhe një sërë kategorish të tjera të cilat mund t’u nënshtrohen provimeve, të cilat janë:
Maturantët që kanë mbetur në një apo dy lëndë të vitit shkollor 2019-2020 dhe i shlyejnë ato brenda datës 20 gusht. Kandidatët që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019 por nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore.
Gjithashtu edhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe i kanë të njehsuara dokumentet shkollore nga QSHA. Tezat e provimit do të jenë sërish me 60 pyetje vetëm me alternativa dhe kohëzgjatja e tyre është 2 orë e 30 minuta.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 07:55 “Klientët po mashtrohen”, Trump: Departamenti i Drejtësisë të shqyrtojë mashtrimin nga kompanitë e benzinës
- 07:51 Statuja e gjallë e Kongos, Nkuka Mboladinga arrin në Kupën e Botës
- 07:44 Për herë të parë në Holandë, një fëmije nën moshën 12 vjeç i nënshtrohet eutanazisë. Nisin hetimet
- 07:36 Ministri kenian urdhëron ndalimin e ndërtimit të qendrës amerikane të karantinimit për Ebolën
- 07:31 Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në
- 07:27 Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar