“Murseli-Kokalla, çelësi i vrasjes së Liridonës”, gazetari: Çfarë u gjet në biseda

6 Dhjetor 2023 | 21:42

Gazetari Vullnet Krasniqi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se për rastin e vrasjes së Liridonës, tashmë nuk mund t’i besoj askujt.

Sipas tij çelësi i kësaj ngjarje qëndron te marrëdhënia mes Naim Murselit dhe nipit të tij. Gazetari tha në bisedat telefonike mes tyre janë zbuluar detaje të cilat mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

“Granit Plavën e shikoj vetëm si personi që ka kryer një transaksion. Lidhja këtu është te dy familjet Murseli dhe Kokalla. Si arritën një dajë dhe një nip për të rënë dakord për të kryer një akt të tillë. Për mendimin tim, këtu nuk është një akt i thjeshtë, është diçka më e thellë. Është jashtë logjike të marrësh nipin tënd i cili punon në FSK dhe rrezikon jo vetëm të humbasë punën, por edhe të futet në listat e zeza, këtu ka diçka më të madhe.

Në komunikimet mes Murselit dhe Kokallës kanë gjetur komunikime jo të këndshme. Ata kanë qenë duke argumentuar me tone kërcënuese Por duhet të tregohem i kujdesshëm sepse s’dua të zbuloj personin që ma ka treguar. Por ndërlidhja mes Murselit dhe Kokallës është burimi i arsyes”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026