Ndalimi i turistëve rusë? Rama: Jemi në të njëjtën linjë me BE-në
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare nuk ka një vendim në lidhje me kërkesën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për ndalimin e turistëve rusë në vendin tonë.
Kjo sipas tij, për shkak se vendimet e Shqipërisë janë të linjëzuara me ato të Bashkimit Europian.
“Vendimet tona janë të linjëzuara me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, tha kryeministri.
Rama shtoi se Shqipëria do të ofrojë nesër një ndihmë monetare për Ukrainën.
Deklarata e Ramës u bë këtë të mërkurë jashtë ambienteve të selisë së PS-së, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 21:22 Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 21:15 Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme
- 21:10 Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
- 21:07 Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:05 Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike