Ndikimi në mjedis i Inteligjencës Artificiale: Si rrit konsumin e energjisë

23 Gusht 2025 | 12:50

Ekzekutimi i një kërkese të vetme në chatbot-in e Google-it, Gemini, konsumon afërsisht të njëjtën sasi energjie sa shikimi i 9 sekondave televizor. Kompania Google thotë se një kërkesë me tekst përmes Gemini-t përdor rreth 0.24 vat-orë energji. Energjia e emetuar nga përdorimi i IA gjeneron rreth 0.03 gram dioksid karboni. Chatbot-i i IA konsumon gjithashtu 0.26 mililitra ujë, ose afërsisht pesë pika uji për çdo kërkesë.

Këto janë të dhënat zyrtare të kompanisë, të cilat kanë matur energjinë e pajisjeve  dhe ujin e përdorur nga qendrat e të dhënave për ftohjen serverave.

Kompania pretendon se përdorimi i saj i energjisë dhe ujit për IA është “ndjeshëm më i ulët se shumë vlerësime publike”. Megjithanë ekspertët ngrenë shqetësimin për këtë situatë dhe deklarojnë se të dhënat reale janë shumë më të larta. Një studim i Institutit Jofitimprurës për Kërkime të Energjisë Elektrike vlerëson se një kërkesë drejtuar ChatGPT-së së OpenAI përdor 2.9 vat-orë energji, gati 2-fishi i google.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se kërkesa për energji do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshme, duke arritur në 945 teravat-orë në vit. Praktikisht i gjithë konsumi i energjisë elektrike i Japonisë.

Google thotë se modelet e saj të IA po bëhen më efikase. Megjithatë studimit nuk tregon numrin total të kërkesave që Gemini merr çdo ditë, gjë që do të jepte një tregues më të mirë të kërkesës totale për energji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para...
09:23 | 02/07/2026

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026

Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit...
08:35 | 02/07/2026