“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”, aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër
Shkodra u trondit nga atentati që ndodhi më 8 shtator në zemër të qytetit, ndërsa në emisionin “Review” foli në një intervistë ekskluzive aktorja Rita Gjeka.
Aktorja shpjegoi përballë gazetares Greta Topjana ngjarjen e rëndë, pasi pallati i saj ndodhet ngjitur me vendin ku u vranë dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
“Ngjarja ka ndodhur poshtë pallatit tim, ose më mirë me thënë, aty ku unë dikur kam pasur pusin. M’u duk si një qepen që mbyllet. Vetëm britmat e disa grave më zgjuan nga gjumi. Mendimi i parë ishte me shku me pa te dhoma tjetër si e kam vajzën. Dy ditë jam dridhur. Jetoj fiks në atë pallat, te vendi i ngjarjes. Një prej personave e njoh, jeton në pallat me mua. Nuk di ta shpjegoj se sa pak vlen jeta e njeriut. Unë jam e trishtuar dhe nuk po arrin që të më ikë ky trishtim. I bëj thirrje shtetit me qenë në këmbë por me thënë të drejtën, atë ditë kur ndodhi atentati, unë dola në dritare pa syze, u ktheva t’i merrja se nuk shihja, dhe kur dola sërish, policia ishte aty.” thotë Rita Gjeka.
Ajo e mbyll me një apel ku i bën thirrje qytetarëve në lidhje me rëndësinë e jetës:
“Jetojeni jetën, se ta ka dhënë Zoti – jetojeni sa më bukur”.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave