Neurokirurgu: 50 operacione në tru për trajtimin e epilepsisë, 30% janë fëmijë

16 Shkurt 2025 | 18:58

50 pacientë me epilepsi janë shëruar plotësisht falë ndërhyrjes kirurgjikale në tru. Arsen Seferi neurokirurg në Spitalin e Neurokirugjisë në QSUNT, tha për Emisionin Health o’clock se shumë nga pacientët janë fëmijë.

“Gati 90% e të sëmurëve pas një viti apo një viti e gjysmë janë pa kriza dhe pa trajtim. Moshat janë kryesisht të rinj, kemi pasur edhe fëmijë. Duke pasur parasysh rezultatin e kësaj kirurgjie dhe numrin e madh të pacientëve në listë pritje, tentohet që ky shërbim tu ofrohet më shpejt fëmijëve. 30% kanë qenë fëmijë”,-tha kirurgu Seferi.

Trajtimi i epilepsisë me kirurgji bëhet në rastet kur pacienti nuk i përgjigjet më mjekimit. Në Shqipëri rreth 1% e popullatës është e prekur nga epilepsia por vetem 6000 persona sipas neurokirugut mund të përfitojnë nga trajtimi kirurgjikal i epilepsisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026