Nga Shqipëria në Europë, Dumani: Në 2024 evidentuam 16 grupe kriminale të fuqishme
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve këtë të martë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se gjatë vitit 2024 janë evidentuar 16 grupe kriminale shqiptare me rrezikshmëri të lartë, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe krime të tjera të sofistikuara.
Ai theksoi se grupet janë të strukturuara në mënyrë hierarkike, përdorin komunikime të koduara dhe janë të përfshira gjithashtu në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik.
“Gjatë vitit 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë goditur dhe janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre kriminal. Këto grupe karakterizohen nga një organizim i fortë, përdorim i teknologjive të avancuara dhe lidhje me rrjete kriminale jashtë vendit. Ne kemi intensifikuar hetimet dhe kemi arritur të çojmë 10 prej tyre përpara drejtësisë” u shpreh kreu i SPAK.
Sipas tij, këto grupe nuk kufizohen vetëm në veprimtari jashtë vendit, por janë aktive edhe në Shqipëri, konkretisht në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës ndërsa janë aktive jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në disa shtete të Bashkimit Europian dhe më gjerë.
“Janë aktive në disa shtete të BE-së si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në disa vende të Europës,” tha Dumani.
Dumani nënvizoi se veprimtaria e tyre kriminale shoqërohet me pastrim të vazhdueshëm të produkteve të veprës penale përmes mekanizmave financiarë të ndërlikuar.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin dhe ndëshkimin e këtyre rrjeteve kriminale, si dhe rolin që ka SPAK në shkatërrimin e strukturave të tilla me ndikim ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA