Ngjarja ku u dhunua kamarieri në Vlorë, Artan Hoxha: Rama i hodhi benzinë zjarrit

28 Korrik 2025 | 21:25

Ngjarja e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi dhe në emisionin Now në Euronews Albania.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Artan Hoxha, gazetari i ftuar në studio, i cili tha se ngjarja do të ishte ndryshe sipas tij nëse djali do të ishte jabanxhi dhe jo vlonjat. Ai tha më tej se ngjarja është ende e paqartë dhe e shkëputur. Hoxha shkon më tej, ku thotë se kryeministri, me reagimin e tij, i hodhi benzinë zjarrit.

“Ne kemi parë deri tani copëza të një mozaiku, kemi parë ato që kanë dashur të na japin. Kemi të bëjmë me një djalë të ri që shkon aty për muajt e verës për të punuar. Kemi një efektiv që shfaqet aty me ca precedentë. Ti ke në spital njerëz që kanë pësuar në fytyrë fraktura, edhe ne nuk e kemi parë pjesën tjetër. Ka ndërhyrë dhe kryeministri, që i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata është bërë kaotike.

Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.

Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026