“Nuk e përballon fushatën”, Nikollë Lesi: Ja kush e fiton Bashkinë e Tiranës
Gazetari Nikollë Lesi thotë se kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi nuk e përballon dot fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe sheh si fitues kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Nikollë Lesi u shpreh se Këlliçi nuk e mposht dot Veliajn, pasi nuk është fytyra e një opozitë të re.
Sipas Lesit, Këlliçi është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas Sali Berishës.
“Që të jem korrekt me vetveten, Belind Këlliçi është djalë i mirë, nuk është djalë i akuzuar, nuk e përballon këtë fushatë, e kam thënë me kohë, nuk e gëlltit Erion Veliajn. Ai është një kandidaturë potenciale për kryetar të Partisë Demokratike pas Berishës, por besoj se do jetë pak vonë, pas 4-5 vitesh se nuk e dorëzon kollaj Berisha.
Ai ka vënë shishen e qumështit në radhë për kryetar të Partisë Demokratike. Po të kishte një opozitë të re, të fortë nuk do ishte me Erion Veliajn, do kishte një fytyrë tjetër. Por me këtë opozitë, me këto emra që janë, Erion Veliaj e ka të fituar Tiranën. Beteja për Tiranën ka mbaruar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë