Analisti Artan Behrami tha në një intervistë për Euronews Albania se veprimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me draftin për asociacionin është keqkuptuar në Kosovë.
Bahrami u shpreh se qëllimi i Ramës është që të shpëtojë Kosovën nga një moçali ku sipas tij e ka futur Albin Kurti.
Sipas Bahramit, asociacioni ndihmon interesat e Kosovës dhe garancia se nuk do të jetë një republika Srpska është dhënë prej kohësh nga SHBA dhe BE.
“Drafti që Rama ka dërguar në Berlin dhe Paris është prodhuar në Shtëpinë e Bardhë, është dokument amerikan që para 2-3 javësh i është dorëzuar Kurtit, i cili e mban të fshehur nga opinioni publik. Dialogu nuk ka qenë asnjëherë me Serbinë, por me SHBA. Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë i informuar për të gjitha veprimet në veri. E ka demonizuar asociacionin aq shumë, si diçka që e shkatërron shtetin e Kosovës, Kurti po vazhdon të luajë me këtë ndjenjë. Asociacioni ndihmon interesat e Kosovës. Serbia është e interesuar që të mos nënshkruhet kurrë asociacioni, kërkon konflikt të ngrirë se mund ta menaxhojë me qindra vjet siç është veriun, duke mbajtur peng serbët e Kosovë. SHBA e ka garantuar Kosovën se asociacioni do të jetë i bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk është republika Srpska”, tha Behrami.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ilda Zhulali: Edi Rama po dëmton Kosovën, ja si po e bën lojën e Serbisë
- Pacolli: Rama s’bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh