“Pankreasi, organi më i vështirë për t’u hequr”- kirurgu sqaron arsyet
Pankreasi është një nga organet pa të cilin ne mund të jetojmë por heqja e tij është një nga ndërhyrjet më të rrezikshme.
Fabjan Mustafaj, i ftuar në “Good Morning Albanians”, tha se pankreasi është një organ shumë i rëndësishëm pasi ai prodhon insulinën, e pas heqjes së tij, pacienti do duhet të marrë ilaçe.
Gjithashtu kirurgu e cilësoi heqjen e pjesshme të pankreasit si një nga ndërhyrjet më të të rrezikshme.
“Pankreasi është pas stomakut dhe kur bëhet heqja e plotë apo e pjesshme e pankreasit, heqja e pjesshme është më e vështirë sepse duhet të bëjmë rindërtimin funksional.
Pra duhet të lidhim pjesën e mbetur të pankreasit me zorrën e hollë, një pjesë të stomakut me zorrën e hollë, një pjesë të kanaleve të tëmthit me zorrën e hollë.
Pra bëhen tre ndërhyrje të cilat janë delikate dhe të rëndësishme, ku nëse njëra prej tyre cedon, rrezikon jetën e pacientit”,-tha kirurgu Mustafaj në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë