Paskal Milo e zbulon për herë të parë: Kur Ramiz Aliaj takoi presidentin Bush
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se në kohën e Ramiz Alisë janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme që ai të takohej me ndërkombëtarët.
Milo tregoi gjithashtu se për “t’i bërë qejfin” Ramizë Alisë, amerikanët i siguruan atij një takim me presidentin Bush. Në këtë takim ai ka zbuluar se pati pak fjalë dhe një shtrëngim duarsh mes Ramiz Alisë dhe presidentit Bush në korridoret e Asamblesë.
“U bën përpjekje në atë kohë që Ramiz Alia të takonte sa më shumë autoritete të huaja. madje u bën përpjekje të takonte edhe ndonjë përfaqësues të nivelit të lartë amerikan.
Parimisht ne kishim rënë dakord për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Ramiz Alia dhe qeveria shqiptare e asaj kohe bën çmos që të mund të vendoseshin marrëdhënie diplomatike me shtetet e bashkuara të Amerikës para se të shkonte Ramiz Alian në OKB. Nuk ia dolën. Ai bëri takime me Turgut Ozalin dhe me shef Arnazen.
Amerikanët për t’i bërë qejfin Ramiz Alisë e takuan me presidentin Xhorxh W Bush në korridoret e Asamblesë. E ka takuar, i ka dhënë dorën, kanë shkëmbyer pak fjalë dhe janë ndarë. Kaq.
LEXONI GJITHASHTU:
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?