Përkushtimi i Ibrahimit: Prej pëllumbave, s’kam bërë kurrë pushime me familjen
Ibrahim Karaj, ose Bimi siç e njohin, i cili kujdeset për pëllumbat prej 50-vitesh tashmë, shprehet se nuk ka bërë kurrë pushime të gjata me familjen e tij, se nuk ka kujt t’ja lërë shpendët e tij të dashur.
Madje, në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ai tregon rastin kur është nisur në mes të natës nga plazhi, vetëm se një prej pëllumbave të rrallë të racës ‘Balli Elbasani’, ishte ngritur për të fluturuar duke humbur gjurmët.
Fatmirësisht, pas ardhjes së Bimit edhe pëllumbi ishte kthyer në shtëpi. Ngjarje kjo, që tregon më së miri dashurinë e madhe të Bimit për pëllumbat.
“Nuk kam bërë asnjëherë pushime prej pëllumbave. Pushimi më i gjatë që kam bërë është 4 ditë që kam bërë njëherë dhe atëherë kam ardhur tu fugu, se ia lashë një shoku çelësin e pëllumbave.
Edhe ishte ngrejt një dhe kam ardhur natën për gjithë natën nga plazhi dhe nuk shkova më.
Edhe për fat të mirë ai u kthye. U kthye në 8 të darkës. Çova vjehrrën atje edhe bëra ndrrimin vjehrrën me kunatën. Vjehrra e ka kuptuar pasionin, si i ke kalamajtë më thotë”, tha Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani