Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të martën se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, deklaroi Petkoviç pas takimit të tij në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Sipas tij, “dihet se cilat janë temat e dialogut – çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ajo që mund të bëjmë për të arritur zgjidhje kompromisi që do të sillnin paqe dhe stabilitet në Kosovë”.
Çështjen e Preshevës e ka përmendur një ditë më parë Bislimi, pas një takimi me Sorensenin.
Ai ka thënë se Kosova e konsideron proces shumë të rëndësishëm mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen