Piktori i “Pedonales” rrëfen jetën: Divorci më i keq se vdekja, e përjetova shumë
Artisti, Artur Bushi, i cili prej 12 vitesh shet pikturat e tij në rrugët e Tiranës, ka rrëfyer në emisionin “Real People”, vështirësitë në jetën e tij pas divorcit.
Ai tha se ka qenë gjithmonë një njeri familjar dhe familjen e ka patur të shenjtë, ndaj dhe divorcin e ka përjetuar jashtëzakonisht shumë keq.
Madje ai shkon deri aty sa shprehet se divorci është më i keq se vdekje, pasi kjo e fundit të merr, por i divorci të lë të jetosh mes dhimbjes.
“Jam i divorcuar me dy djem. Divorci mundi t’i ndodhë çdo njeriu prandaj duhet ta marrim jetën si të vijë, jo siç e kërkojmë. Siç e kërkojmë nuk vjen kurrë. Them se divorci ndodhi për probleme si shqiptarë që jemi ne, për mentalitetin që ne kemi. Teka femërore si fillim, krijuan disa krisje të padukshme deri sa arritëm në plasaritje të mëdha dhe u “shkoq fare” më vonë. Kur u ndamë i vogli ishte 10-vjeç dhe kaloi të jetonte me të ëmën për shkak të ligjit se ishte i mitur. I madhi ishte 19-vjeç dhe ndenji me mua. Pastaj panë jetën e tyre, s’mund të qëndronin satelitë pas meje. 12 vitet e fundit kam që jam marrë me pikturë. Më përpara merresha me informatikë dhe titrim filmash.
Arsyeja e divorcit ishte se pati ndërhyrje nga persona të cilët nuk duhet të ndërhynin dhe ndodhi ajo që ndodhi. Vitet e para e përjetova shumë divorcin. Vdekja të merr por pas divorcit je gjallë dhe duhet të jetosh. Dhe pse mbijetoj vetëm, kam qenë gjithmonë me tendencën e familjes, familjen e kam patur të shenjtë. Është një dhimbje e madhe, po i shkatërrove familjen njeriut i ke shkatërruar çdo gjë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen