Plazh për myslimanet në Spille? Akokatja Migena Balla kundër pedagoges Tafçiu…

5 Prill 2024 | 09:49

Ideja e krijimit të një plazhi për gratë dhe vajzat myslimane në Spille, u bë temë diskutimi mes pedagoges Malvina Tafçiut dhe Avokates Migena Balla të cilat ishin të ftuara mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ishte Tafçiu ajo e cila e ka propozuar këtë ide më herët, duke thënë se kjo është një mënyrë që gratë myslimane të ndihen më rehat për të shijuar plazhin, por edhe për të shmangur bullizimin.

Nga ana tjetër, avokatja Balla tha se një kërkesë e tillë nuk është e nevojshme pasi gratë myslimane janë të lira të bëjnë plazh ku të duan me veshjen islame dhe asnjë ligj në Shqipëri nuk ua ndalon këtë.

Pjesë nga debati:

Avokatja Migena Balla: Për sa kohë ligji të lejon të shkosh ku të duash, ti mund të lahesh ku të duash me veshjen islamike. Ne nuk jemi në Francë ku është e ndaluar të lahesh me burkini.

Pedagogia Malvina Tafçiu: Nëse e marrim nga ana e ligjit, jam shumë në rregull, unë lahem si të dua dhe ku të dua. Problemi është te ata që u bën vapë veshja jonë.

Avokatja Migena Balla: Le tu bëjë, nuk është problemi im që i bën vapë veshja ime. Unë nuk iki nga ajo vend, atje do rri sa kohë kam të drejtën ligjore për ta bërë plazhin ku të dua. Nëse nuk të lejon dikush është shkelje ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024