“Po i çojmë të vdekurit me mushkë”, banorët në Libonik protestojnë: S’ka investime
Banorët e fshatit Libonik në Bashkinë e Maliqit kanë dalë në protestë këtë të enjte duke kërkuar shërbimet bazike për një zonë komunitare.
Ata tregojnë se në fshat mungon rruga, qendra shëndetësore nuk ka mjekë dhe se uji në çezma nuk u vjen. Sipas tyre, në fshat nuk ka pasur investime në 30 vitet e fundit.
“Ne kemi 34 vite që Rruga e varrezave është në këtë gjendje. E kemi ngritur zërin por asnjëherë nuk janë marrë masa. Kemi mbledhur njëherë lekët vet. As qendra shëndetësore nuk ka doktor as në Libonik, Maliq, Drithas, kemi nevojë për doktor. Kryetari thotë se s’ka personel “,-tha banori.
“Po bën kaq vite, asnjë investim nuk është bërë. Po kërkojmë të jetojmë e të vdesim, dy gjëra po kërkojmë. Po i çojnë të vdekurit me mushkë. Ka e probleme të tjera. Vetëm mashtrime, asgjë tjetër “,-shprehet banori.
“Duhet të vërtetoni se kjo rrugë figuron e shtruar, erdhi deri aty asfalti e nuk erdhi me pas. Figuron e shtruar e ujë në varret ska. Ato mallkimet e atyre lart i merr ky popull “
Banorët e fshatit Libonik vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm në disa lagje, mungesën e kanalizimeve dhe mospasjen e certifikatave të pronësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike