Protestë-homazh për degët e ‘vdekura’, universiteteve i ikin 8 studentë çdo ditë
Disa studentë pranë Ministrisë së Arsimit kanë zhvilluar një protestë simbolike duke kryer homazhe në mënyrë ironizuese për mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike.
4 vitet e fundit mesatarisht janë larguar 8 studentë në ditë ose e thënë ndryshe 3000 studentë në vit.
“Në universitet e vendit Matematika që ishte guri i themelit në Universitetin Luigj Gurkauqi Shkodër sot po mbyllet. A e dinë këta patriotë dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales që formesoi Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan sot ka vetëm 2 regjistrime? Durrësit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korça mbetet pa histori – gjeografi”- shprehet Gevio Tabaku, student.
‘Dega Fizikë 29 studentë të regjistruar në vitin 2016, ndërsa sot nuk ka fare studentë, dega histori ka pasur 86 studentë të regjistruar në vitin 2016, ndërsa sot ka vetëm 3 studentë.’- thotë Kolindo Vjerdha.
Edhe programet prioritare të studimit rrezikojnë mbylljen pavarësisht se qeveria ju ofroi studentëve një bursë mujore në vlerën e pagës minimale ata nuk i zgjodhën këto degë.
‘71.6% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnw numrin minimal prej 10 studentësh. Ironia e fatit, është që 4 nga këto 35 programe, janë mbyllur që pa nisur ende implementimi i programit të bursave.’- shton Tabaku.
‘Këto shqetësime Ministria i njeh mirë, por ajo vazhdon t’i shpërfill dhe mendon se me anë të një burse do të mund të ndryshojë faktin se ka një mungesë të theksuar të materialeve shkencore dhe atyre praktike për të zhvilluar lëndët.’- thotë Ledina Kamami, studente.
Ata kërkojnë transparencë nga ana e Ministrisë së Arsimit mbi vendimmarrjet e saj. Në rast se kjo e fundit nuk do të reflektojë, studentët nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve