Provim në kushte pandemie, maturantët: Testi i gjuhës së huaj më i thjeshtë se vitet e kaluara

8 Qershor 2020 | 15:29

Me emocionet e provimit të parë të maturës shtetërore, rreth 32 mijë maturantë iu drejtuan këtë të hënë bankave të shkollës.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë për shkak të kushteve të COVID-19 maturantët shkuan në provim me maskë dhe doreza të vendosura.

“Nuk ishte e vështirë, e përballuam mirë”, shprehet një maturant pas provimit.

“Nuk kishte vështirësi, nuk kishte diçka që mund të na bënte të ndiheshim të parehatshëm, ishte mirë”, thotë një tjetër.

Në çastet e para të hyrjes në provim maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë u grumbulluan në oborrin e shkollës dhe u vu re se distanca fizike nuk u ruajt.

Ndryshe ndodhi në dalje të provimit, ku maturantët u pritën nga mësuesit në ambientet e jashtme të shkollës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pas 2 orësh, kohë që sipas maturantëve ishte e mjaftueshme. Kjo sepse testi ishte vetëm me pyetje me alternativa.

Për një pjesë të mirë të maturantëve provimi i parë, ai i gjuhës së huaj nuk rezultoi i vështirë.

“Ishte shumë i thjeshtë, ishte i përmirësuar dhe ishte bërë gati për ne nga periudha që kishim kaluar”, shprehet një maturant.

“Mesatar, nuk mund të themi shumë i vështirë ose shumë i lehtë, por mesatar ishte. Kishte pyetje nga të gjitha nivelet. Mundësi për të komunikuar fare, as për të lëvizur jo’

“Kishte pyetje të cilat kishin kleçkë, por normal si të çdo provim tjetër.”

“Shumë i lehtë, 30 minuta m’u deshën. Në krahasim me vjet më i lehtë.”

Këtë herë maturantët të cilët do kishin temperaturë mbi 37.5 nuk do mundeshin të realizonin provimin. Megjithatë ende nga Ministria e Arsimit nuk është bërë e ditur sesa prej tyre nuk e kanë zhvilluar këtë provim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026