Provimet e Maturës, publikohen përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe, pasi maturantët prej tre ditësh kanë dalë në protestë, duke kërkuar që të mos nga vlerësimi në këtë test.
Në përgjigje të kësaj kërkesë, Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 pohon se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test. Ky komitet thekson se kjo gjë do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një mesazh drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre, e ka cilësuar debati lidhur me testin e fundit të maturantëve si “të çuditshëm” dhe “të politizuar”.
Sipas ministres, provimet e Maturës Shtetërore nuk penalizojnë nxënësit dhe se synimi është që të matet jo vetëm niveli i njohurive që kanë por aftësia për të aplikuar këto njohuri që kanë marrë në 12 vite të sistemit arsimor para universitar.
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj, njërin variant të testit të Gjuhës Shqipe që ra në maturën e këtij viti. Pikërisht në këtë variant, bën pjesë dhe pyetja që u kthye në simbolin e pankartave gjatë protestës së maturantëve.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë, zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh