Pse dështoi dëshmia e Beqajt? Rezultatet që prodhoi komisioni për sterilizimin
Gati 8 muaj pasi u vendos nga Kuvendi që të ngrihej, Komisioni Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i u mbyll dje zyrtarisht. Ky Komision do të hyjë në rekordet e parlamentit shqiptar për një sërë fenomenesh që nuk kishin ndodhur më parë.
Përveç faktit që afati i veprimtarisë së tij u shty dy herë nga Kuvendi, një herë më 3 muaj dhe një herë tjetër me dy javë, ky komision nuk arriti të miratojë asnjë raport përfundimtar të punës së tij 8 mujore. Dokumentet që të dyja palët sipas gjasave do i çojnë seancës plenare të Kuvendit do të kalojnë pa një diskutim paraprak në Komision.
Por precedenti më i veçantë që prodhoi ky komision që nuk kishte ndodhur përgjatë këtyre 30 viteve parlament plural ishte prania e një dëshmitari në korridoret e Kuvendit, por pa mundur ta japë dëshminë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj qëndroi për më shumë se 12 orë të martën dhe të mërkurën në ambientet e brendshme të Kuvendit, por dëshminë para Komisionit nuk mundi ta japë. Fillimisht për shkak të pretendimeve të tij që dëshminë dhe deklaratën ta shoqëronte edhe me elementë vizual me ndihmën e teknologjisë, e më pas për shkak të debateve dhe përplasjeve në kuadrin retorik mes deputetëve të të dyja palëve.
Përtej debateve dhe deklaratave politike që të dyja palët mbajtën dhe që e mbizotëruan punën e këtij komisioni parlamentar, ajo që mund t’i llogaritet si rezultat konkret janë dëshmitë e ish-zv.ministrit, Klodian Rrjepaj, disa ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar nga opozita, apo edhe e biznesmenit Ilir Rrapaj, që gjithashtu po hetohet nga prokuroria për atë që PD e quan si afera korruptive në shëndetësi.
Sakaq, rezultatet e tjera të këtij komisioni do duhet të shikohen në raportet që do të çohen në seancë dhe më pas në varësi të vullnetit të palëve politike mund t’i dërgohen prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen