“Punëtorët paguhen 16 mijë lekë në ditë”, fermeri tregon problemet me të cilat hasen
Një nga fermerët në Fier për mikrofonin e Euronews Albania, është shprehur se tokat djerrë kanë mbetur për shkak se njerëzit kanë emigruar ose kanë hapur një biznes në ndonjë vend tjetër.
Ai tha se një punëtor që punon në ferma ose në tokat bujqësore, për 7 orë paguhet 16 mijë lekë të reja në ditë
“Ka shumë pak toka djerrë këtu. Tokat nuk punohen sepse njerëzit janë në emigrim, ose kanë hapur biznes vend tjetër. Ka dhe nga ata njerëz që duhen stimuluar për të mos e lënë tokën djerrë. Unë sot kam 10 punëtorë. Kam 22 dylimë të mbjella me luleshtrydhe. Është shumë e vështirë të gjesh punëtor. Një punëtor këtu për 7 orë paguhet 16 mijë lekë në ditë”- u shpreh femeri.
Ai tha se dy nga problematikat që hasin fermerët është mungesa e punëtorëve dhe shitja e prodhimit.
“Problematikat që po hasin fermerët janë me punëtorë sepse është rritur sipërfaqja. Sot më duhen 12-15 punëtorë sepse është rritur sipërfaqja. Luleshtrydhen e eksportojmë jashtë por këtë vit e kemi pasur të vështirë. Vetëm tregu i jashtëm e merr luleshtrydhen”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:12 Lula: Trump nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në Brazil
- 07:47 The Guardian: Policia franceze autorizohet të përdorë topa uji kundër azilkërkuesve
- 07:19 Ronaldo pas barazimit me RD Kongon: S’ishte fillimi që deshëm, nuk ka mbaruar asgjë
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave