QUINT i bën thirrje Listës Serbe të rishqyrtojnë bojkotimin e votimeve në veri
Përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë të mërkurën se ndiejnë keqardhje për deklaratat e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – dhe disa figurave tjerë politike serbe në Kosovë për tërheqje prej procesit zgjedhor që do të zhvillohet më 21 prill në komunat veriore të Kosovës për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë.
QUINT-it përbëhet prej Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Në reagim është thënë se edhe ndonëse zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar nuk kanë ofruar zgjidhje politike afatgjatë, “bojkotimi i votimit më 21 prill, nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri”.
“Prandaj ne i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe tjerëve që të rishqyrtojnë pozicionet e tyre”.
Kryetarët shqiptarë i kanë marrë pozitat pas zgjedhjeve të mbajtura në prill të vitit të kaluar, në procesin zgjedhor të bojkotuar prej Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Si pasojë e rritjes së tensioneve në veri dhe kërkesave të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Qeveria e Kosovës e ka prezantuar në shtator të vitit të kaluar një udhëzim administrativ që parasheh largimin e një kryetari prej pozitës që ka.
Ndonëse Lista Serbe pati marrë pjesë në hapat e parë në iniciativën e mbledhjes së nënshkrimeve për largimin e kryetarëve, ditë më parë ajo ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin e caktuar në prill në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për largim të kryetarëve atje.
Më 7 prill, Lista Serbe, duke njoftuar se po tërhiqet nga procesi i zëvendësimit të kryetarëve në komunat në veri, ka thënë se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve