Raporti i DASH/ Avokati: I ngjashëm me të 2022. Shqipëria është në vendnumëro
Avokati Leonard Karaj dhe avokati Arbër Hoxha ishin këtë të martë të ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku kanë komentuar mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili u publikua ditën e djeshme.
Avokati Karaj tha se ky raport i Dash i cili është shumë i ngjashëm me atë të vitit 2022, ka treguar edhe njëherë se problemet e gjyqësorit në Shqipëri kanë mbetur të pazgjidhur dhe se drejtësia ka mbetur në vendnumëro.
“Raporti për vitin 2022, është thuajse i njëjtë me raportin e vitit 2023, ata ose nuk janë lodhur për të bërë një raport ndryshe, ose Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara. Madje unë gjykoj se në shumë raste në raport me gjyqësorin ka bërë hapa të tmerrshëm pas.
Unë vërej se si nga SPAK edhe nga GJKKO, por sidomos nga SPAK, pasi ai nis hetimin për çdo zyrtar, në shumë raste ka pasur dy standarde. Në këtë histori dua të them se DASH na ka treguar edhe njëherë se Shqipëria ka ngelur në vendnumëro”,-tha Leonard Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit