“Rashë në kurth!” Bejko rrëfen dhunën e 8 janarit: Më erdhi një sms…
Roland Bejko ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për ku tha se deputetët demokratë që tregohen të lëkundur herë kundër Berishës dhe herë pro tij, sot mund të ishin në borxh me familjarët e ndonjërit që mund të kishte humbur jetën gjatë 8 janarit.
Ai tha se në atë ditë edhe ai vetë është gjetur si i zënë në kurth, pasi u njoftua se mund të shkonte në seli, por kur shkoi atje, njerëzit e Berishës kishin mbërritur, ndërsa selia ishte blinduar.
“Pse u blindua Partia Demokratike? Unë isha dakord ditën e fundit, kur pash që Berisha kishte lëshuar jehona nga mali për të thënë që unë do ju sulmoj “do e nxjerr Lul Bashën me pekule nga zyra” tha. Gaz Bardhi ishte atje, asistonte në saldimin e blindit të Partisë Demokratike.
Tani le të thotë pse e blinduam Partinë Demokratike, pse na futën në sherr, p0se ne na çuan deri në kufijtë e eliminimit fizik se mund të kishte marrë edhe ndryshe ajo rrjedhë ato ditë. Unë jam gjendur si në kurth aty. Sepse më ka ardhur një sms “hajde se s’ka problem” unë shkova aty brenda dhe gjeta njerëzit e Berishës.
Protesta e Berishës ishte njoftuar në orën 12:00 të mesditës, ata kishin shkuar që në 10:30. Sot me këto përqafime dhe me pirueta që bëjnë këta, mund të ishin në borxh me familjen e ndonjërit që mund të humbte jetën aty”,-tha Roland Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
- 16:00 Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente