‘Regjistri i abuzuesve do të jetë online’, Xhixho: Databasa mekanizëm parandalues
Deputetja Erisa Xhixho është shprehur se regjistri i abuzuesve seksualë nga janari i vitit 2023 do të jetë online, në e-albania.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhixho theksoi se databasa është një mekanizëm parandalues për rastet e abuzimit seksual.
Ajo shtoi se qytetarët kanë mundësi që të gjejnë emrin e personit që ka qenë i dënuar më parë.
“Është e rëndësishme që kjo iniciativë, e cila ishte e imja arriti të miratohej në korrik dhe tashmë Shqipëria zotëron një mekanizëm ligjor për parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve sidomos në institucionet e edukimit.
Është një mekanizëm parandalues. Është duke u përgatitur databasa që do të jetë i aksesueshëm në E-albania. Qytetarët kanë mundësi që të gjejnë emrin e personit që është i dënuar. Sfida më e madhe do të jetë në implementimin e regjistrit që fillon nga janari i vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për persona që kanë vepra penale për krime seksuale”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut