Pensionistja Elida Karafili ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” ku tha se ajo dhe burri i saj janë të dy pensionistë, ndaj përpiqen të kursejnë sa më shumë.
Sipas saj çmimet janë shumë të larta e të papërballueshme për dy pensionistë që të jetojnë vetëm, ndërsa pensionet e tyre nuk mjaftojnë për ilaçe.
E pyetur se si ja bëjnë në dimër për ngrohjen ajo tha se ngrohen me rezistencë, por edhe atë e përdorin vetëm kur ulen dhe e ndezin me nxehtësi minimale që të përpiqen të kursejnë.
“Unë jam pensioniste dhe ngrohem me rezistencë. unë dhe im shoq jemi pensionist. Pensionet në Shqipëri dihen. Kjo shtresë vihet në fund të listës. Ne vijmë nga një sistem që është mësuar me pak. Unë kam 5 probleme shëndetësore, së fundmi më është shtuar edhe një e gjashtë që duhet të marr ilaçe. Faturat me kursimet më të madha, rezistencën unë e ndez me një shufër dhe vetëm kur ulem. Mua më vjen fatura 3000 lekë por edhe më shumë”, -tha pensionistja.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shpërblimi nuk mjafton”, pensionistët në Berat të pakënaqur: Janë rritur çmimet
- Zhgënjehen pensionistët e Shkodrës, shpërblimi i fundvitit nuk i kënaq aspak