Rikthehet besimi në ekonomi, Banka Qendrore: Qytetarët presin situatë pozitive
Besimi në Ekonomi ka marrë kthesë pozitive në muajin shkurt, duke u rritur me 0.9 pikë. Për Bankën Qendrore, janë qytetarët dhe bizneset e tregtisë ata që presin situatë më të mirë në muajt në vazhdim.
Biznesi dhe konsumatorët mendojnë se ekonomia do të ketë ecuri pozitive për muajt në vazhdim.
Në sondazhin e Bankës Qendrore të muajit shkurt, qytetarët, industria dhe tregtia dhanë përgjigje optimiste për portofolin dhe aktivitetin e tyre, duke thyer perceptimin negative të muajve paraardhës.
Rritja vlerësohet 0,9 pikë gjatë muajit shkurt, dhe niveli aktual i treguesit të ndjesisë ekonomike, qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Prodhimi dhe shenjat optimiste për eksportet do të rritin pritshmëritë e industrisë, ndërsa tek tregtia pozitivisht shihen ecuria e shitjeve e punësimi.
Nga ana tjetër, ndërtimi dhe shërbimet nuk e shohin situatën kaq pozitive. Ata i pengon frika e çmimeve, punësimit dhe niveli aktual i kërkesave dhe pesimizimi i tyre është diktuar për 3 muaj me radhë në sondazhet e Bankës Qendrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive