“Rithemelimi” mbledh Këshillin Kombëtar, deputeti i PD: Do ketë vendime të forta
Ditën e nesërme pritet që “Rithemelimi” të mbledhë Këshillin Kombëtar, i cili është organi më i lartë mes dy kuvendeve i kësaj organizate.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një lidhje për Euronews Albania tha se në këtë mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme, në përputhje me sjelljen arrogante të mazhorancës.
Ai tha gjithashtu se protestat e opozitës do të intensifikohen në vijim, për të çuar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Unë nuk e di nga e keni këtë njoftim, pasi nuk ka patur ndonjë mbledhje të Grupit Parlamentar dhe nuk ka patur ndonjë njoftim. Të hënën në orën 17:00 mbahet një seacnë plenare dhe 19 deputetë të PD nuk do të lejohen të futen në Kuvend, por nuk di nëse do të ketë apo jo protestë.
Sa për koordinatorët nuk kanë ndonjë rol të veçantë, janë figura të rëndësishme të PD, që do të shpërndahen në terren pa ndonjë funksion apo ndarje të veçantë.
PD ka një statut dhe statuti i PD ka përcaktuar më së miri formën e organizimit të PD, me seksione, grupseksione, etj dhe koordinatorët do të jenë gjithmonë dhe të përhershëm. Sa më shumë të ketë në organizim, aq më mirë është për të qenë më të qartë edhe te qytetarët. Protestat janë mjeti më i fuqishëm dhe i vetmi mjet në duart e opozitës.
Nesër ka një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, që është organi më i lartë mes dy kuvendeve. Aty merren vendime të rëndësishme. Flasim për një PD në situata krejt të veçanta. Që bllokohet nga Rama me siglën dhe vulën, për një PD që prej 1 muaj kryetari është i ndaluar ilegalisht, etj. Edhe vendimmarrja e strukturave të PD do të jetë në përputhje me sjelljen e mazhorancës”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje