“Rreze 4 mijë km, 27 orë”- Komandanti i Forcave Ajrore zbulon ‘sekretet’ e Bayraktar

4 Mars 2024 | 13:05

Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, Ardian Kuli, ka treguar për gazetarin e Euronews Albania, Andrea Danglli, detaje nga funksionimi i dronëve Bayraktar që Shqipëria ka blerë nga Turqia.

Kuli ka thënë se dronët Bayraktar kanë një rreze veprimi prej 4 mijë kilometrash dhe mund të qëndrojnë në ajër 27 orë.

Ai tha gjithashtu se këta dronë janë kapacitete fantastike në inventarin e Forcës Ajrore Shqiptare dhe mund të zëvendësojnë më së miri avionët reaktivë.

Sipas Kulit, këta dronë do të kryejnë stërvitje të përhershme në Bazën ajrore të Kuçovës, e cila u inaugurua sot dhe shtoi se në raste të veçanta do të përdoren edhe për angazhime operacionale.

“Baza ajrore e Kuçovës si kapacitet të tyren fillimisht ka dronët Bayraktar. Dita e punës do të fillojë me brifingun e mëngjesit për pilotët, personelin mirëmbajtës, do të kryhen fluturime stërvitore dhe në rast nevoje do të ketë edhe angazhime operacionale.

Droni Bayraktar që fluturoi sot është i komanduar nga një stacion i montuar në bazën ajrore të Kuçovës. Distanca operacionale e dronit Bayraktor mund të arrijë në 4 mijë kilometra.

Mund të rrijë në ajër 27 orë, ka kapacitete fantastike. Bayraktar është i provuar si një armë e fuqishme që e zëvendëson më së miri avionin reaktiv. Rrezja shkon në 4 mijë kilometra, janë kapacitete fantastike në inventarin e forcës ajrore shqiptare”, tha Kuli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026