Rriten apikimet për universitete, për herë të parë kalohet shifra mbi 20 mijë
Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë në pesë vitet e fundit, mbi 20 mijë maturantë kanë aplikuar në raundin e parë të pranimeve në universitete publike dhe private në vend.
“Ka një rritje të ndjeshme të aplikimeve këtë vit. Është hera e parë, të paktën në pesëvjeçarin e fundit, që kalojmë shifrën prej 20 mijë aplikantësh që në raundin e parë. Kjo është ecuria më e mirë e viteve të fundit.”– Arjan Xhelaj, Drejtori i RASH.
Mesatarja e pranimeve mbetet e ngjashme me vitet e mëparshme, por rritja e interesit lidhet me disa faktorë.
“Ka pasur një efekt pozitiv nga rishikimi i shumë kurikulave në universitete të ndryshme, si dhe nga nisma për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Mbase ka ndikuar edhe prania në rritje e universiteteve të huaja që janë tashmë të licencuara në vend.”– Arjan Xhelaj, Drejtori i RASH.
Gjithashtu, janë shtuar programe të reja studimi, ndërsa lëvizjet në kuotat e pranimit janë minimale, të përcaktuara sipas infrastrukturës dhe kapaciteteve që nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha.
Degët më të kërkuara nga maturantët vijojnë të jenë:
- Teknologjia e Informacionit
- Inxhinieria
- Mjekësia
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri