Shehaj i kërkoi bashkim në zgjedhjet lokale me një kandidat, përgjigjet Berisha
Në një konferencë për mediat këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e një kandidati apolitik, duke theksuar se çdo emër do të jetë objekt diskutimi mes palëve.
Pyetje: Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?
Berisha: Po, ne jemi të hapur të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike opozitare. Lidhur me kandidaturën do jetë objekt diskutimi.
Deklarata vjen pas propozimit të Agron Shehajt për një kandidaturë të tillë të pavarur në emisionin Euroneëw Albania në emisionin Now një ditë më parë.
Kujtojmë se Shehaj e ka bërë këtë propozim disa muaj më parë po në të njëjtin emision dhe ditën e djeshme e ka përmendur sërish.
LEXO GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit