Shoferët e transportit urban në Kosovë paguhen për kilometër, thotë Musliu
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu thotë se shoferët e transportit urban paguhen në bazë të kilometrave.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Musliu bëri të ditur se paga e një shoferi në trasportin urban, varion deri në 600 euro.
Musliu nënvizoi se në Prishtinë është bërë një riorganizim i linjave.
“Në Kosovë, një shofer paguhet nga 500 deri në 600 euro. E dëgjova zotërinë me shumë vëmendje, kam pasur informacione të tilla edhe më herët, por doja t’i konfirmoja. Ç’është e vërteta, është mendimi im, subvencionimi i transportit publik nuk është zgjidhje e përherhshme. Ne kemi kaluar në një fazë të tillë, kemi pasur probleme të tilla, zotëria në fjalë e di që sektori publik në transportin publik, për formatin që funksionon tani, është e pamundur të mbijetosh.
Për arsye se ne në kryeqytet, funksionojmë me kilometër. Ne e e paguajmë traportin publik për kilometër. Zotëria në fjalë e di se jo të gjitha linjat janë fitimprurëse, për arsye se varet nga numri i udhëtarëve dhe biletave, ndërsa ne kemi bërë riorganizim të linjave bashkë me IBRD, kemi vendosur se cilat do të jenë linjat. Në bazë të atyre linjave, kilometrave që kanë ato linja, ne kemi paguar transportin publik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim