Shpërblimi i fundvitit në Shkodër, pensionistët: Nuk na dalin as për ilaçe

4 Dhjetor 2025 | 20:27

Prej datës 1 dhjetor ka nisur zyrtarisht shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët në vend, së bashku me pagesën mujore të pensioneve. Në Shkodër, procesi po kryhet përmes zyrave të postës, ku çdo ditë paraqiten të moshuar për të tërhequr shpërblimin.

Të pyetur nga Euronews Albania, pensionistët shprehen të ndarë në mendime: disa e vlerësojnë ndihmën, ndërsa të tjerë thonë se shuma është shumë e ulët përballë rritjes së kostos së jetesës.

“Po mirëboll, ne jena mësu me pak. Pensioni jem është 30 mijë lekë. Të mjaftueshme nuk janë, por ma mirë me na i dhanë se mos me na dhanë hiç,” thotë një prej tyre.

Një tjetër pensionist, që përfiton 100 mijë lekë bonus, shprehet i pakënaqur: “Me 100 mijë lekë çfarë me ba për Vit të Ri? Ky s’është shpërblim, është sa me lag gojën. As për ilaçe nuk dalin. Është e papërballueshme.”

Edhe një e moshuar që ka përfituar 150 mijë lekë thotë se paratë merren kryesisht për medikamente: “Çfarë të mjaftueshme? Vetëm ilaçe blejmë, tjetër gjë jo.”

Një tjetër pensionist e quan bonusin të pamjaftueshëm: “Ajo është turp me i thënë kujt. Ato para vetëm ilaçet i hanë.”

Ndërsa një tjetër thekson: “Marr 150 mijë lekë bonus, pensioni më është 170 mijë. Në total 330 mijë lekë. Çfarë dalin këto? Kaq duhet me e pasë çdo mujë, jo një herë në vit. Ndryshe nuk jetohet. Dikush punon ç’të mundet, dikush rri pa hangër. Për festat, nëse vijnë fëmijët, mirë, përndryshe qofshim me jetë.”

Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë qarkun e Shkodrës janë mbi 38 mijë pensionistë dhe grupe të tjera që përfitojnë bonusin e fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026